
Email mbetet një nga metodat e preferuara të rritjes së shitjeve dhe forcimit të marrëdhënieve me klientët.
Prej vitesh, kompanitë ndërkombëtare preferojnë të komunikojnë me klientelën me anë të email.
Por përse email, pavarësisht rritjes së rrjeteve sociale dhe formave më të avancuara të marketingut dixhital, ende ruan një rol tepër të rëndësishëm në strategjitë e rritjes, marketingut dhe besnikërimit të klientelës?
1 Më shumë reach!
Me një email të vetëm, me një mesazh e një imazh, mund të arrish qindra e mijëra persona me një klik. “Reach” përshkruan arritjen e klientëve ekzistues e potencialë e në rastin e email, “reach” është shumë i lartë. Në rastet e listave të mëdha me mijëra të abonuar, një email mund të gjenerojë shumë përgjigje, interes e shitje.
Në varësi të strategjisë, email mund të jenë me qëllim rritje të brand awareness, për të promovuar një produkt të ri, apo për të ofruar zbritje e një kod promocional.
2 Më pak invazive për marrësit e email! Ja mendimi i ekspertit Seth Godin
Gjithmonë e më tepër, metodat më të mira të marketingut po konsiderohen ato më pak invazive, pra që nuk ndërhyjnë apo pengojnë përditshmërinë e personit. Sipas Seth Godin, njërit prej pionerëve të marketingut, është e çuditshme sesi disa njerëz kanë më shumë bezdi marketierët sesa shumë profesione të tjera. Sipas tij, kjo ndodh pasi shumë marketierë nuk bëjnë atë që duhet, por vetëm ndërhyjnë, pengojnë, bëjnë premtime të rreme, nuk ofrojnë vlerë dhe nuk i intereson vërtet për klientin.
Sigurisht që nëse një person bën këtë do të shihet me skepticizëm. Ama një marketier i vërtetë bën të kundërtën, ai i jep klientëve pikërisht atë që i duhet, kur i duhet, duke ofruar informacion të vlefshëm dhe vlerë.
Email mbetet ndër metodat më të preferuara pasi nuk i heq klientit vëmendjen nga asgjë, por merret dhe lexohet në inbox, në kohën e përshtatshme për klientin.
3 Ofron targetizim të klientelës
Duke qenë më të kujdesshëm rreth kërkesave dhe kohës së klientëve, targetizimi që ofrojnë email është një tjetër aspekt pozitiv i tyre.
4 Qartësi më e madhe rreth preferencave të klientëve (Kush? Kë? Çfarë?)
Në të njëjtën linjë, duke ju referuar shprehjes “Klienti është mbret”, me anë të email mund të kemi një qartësi dhe një pool të dhënash më të madhe rreth kërkesave dhe preferencave të klientëve. Me anë të analizimit të email, ne mund të shohim numrin e klikimeve, ku personat kanë klikuar, sa herë email janë hapur, etj. Në këtë mënyrë, biznesi mund të ofrojë diçka më të personalizuar në varësi të audiencës. Me anë të subject line (mesazhit që i shfaqet klientit në inbox) apo vendosjes së linkeve, mund të ndikojmë blerjet.
“Click-through rates” na tregojnë sa interes ka gjeneruar një email dhe na japin sigurinë e të ofruarit klientëve pikërisht atë që duan.
5 Kosto më të ulëta
Email marketing është një mjet i fuqishëm, nëse është në duart e duhura. Pavarësisht se në vetvete email campaigns kanë kosto më të ulët, duke mos njohur praktikat më të mira të email marketing bizneset mund të shpërdorojnë këtë mjet dhe të mos marrin përfitimet maksimale prej saj.
iMedia realizon mesatarisht 7 fushata email campaigns në muaj për klientë të industrive të ndryshme, si financiare, retail, farmaceutikë, edukim, argëtim, etj. Këto fushata janë të vazhdueshme në kohë për shumicën e klientëve, pra jo “a onetime thing” (diçka e përkohshme vetëm për njëherë), por një metodë e përfshirë plotësisht në strategjinë e shitjeve dhe komunikimit me klientët e interesuar.
Me anë të bashkëpunimit me profesionistë, ju do të mundeni të përfshini email në strategjinë tuaj dhe të gjeneroni më shumë shitje, teksa forconi marrëdhëniet me klientët tuaj.
ABOUT THE AUTHOR
Delfina është shkrimtarja e iMedia. Lexoni artikullin e rradhës të mërkurën tjetër.