iMedia
seo
  • 12/06/2020
  • author
  • 0

Optimizimi SEO dhe njohuritë mbi të janë rëndësishme jo vetëm për ekspertët e SEO. Por për çdokënd që dëshiron të avancojë biznesin e vet me anë të teknikave më të mira të marketingut.

Si për startup-et në hapat e parë, si për bizneset e konsoliduara, si për marketierët, SEO është një mjet kyç për të rritur fitimet dhe për të rritur klientelën.

SEO përbëhet nga disa njohuri rreth motorrëve të kërkimit, faktorëve kyç të marketingut dhe disa mjeteve ndihmuese për të lehtësuar këto procese.

Optimizimi SEO: Përse duhet?

Një nga taktikat më të sigurta për të rritur numrin e vizitorëve në faqen tuaj, numrin e ndjekësve si dhe të klientëve të biznesit tuaj është optimizimi për motorrët e kërkimit. Google, Bing, DuckDuckGo janë disa nga motorrët e kërkimit të përdorur masivisht në të gjithë botën.

Duke mbajtur parasysh se jetojmë në një periudhë dixhitale, shumë persona i drejtohet internetit kur kërkojnë një produkt apo shërbim që i nevojitet.

Me anë të SEO:

  • Gjeneron interes nga persona që po kërkojnë një shërbim si tëndin
  • Pozicionohesh strategjikisht në kërkimet në internet
  • Fiton klientë të rinj
  • I ofron zgjidhje klientëve potencialë

Të pasurit një prezencë online të kuruar si biznes nuk është më një metodë ekstravagante marketingu. Çdo strategji e një kompanie të konsoliduar përbëhet nga:

  1. Rrjetet sociale dhe menaxhimi i tyre nga profesionistë
  2. Ofrimi i kontentit interesant
  3. Design modern dhe tërheqës
  4. Optimizimi SEO

Duke u renditur në mënyrë optimale, bizneset mund të lulëzojnë dhe të arrijnë një audiencë shumë më të gjerë, të interesuar për shërbimet e tyre.

Por në cilat hapa apo metoda konsiston optimizimi SEO?

Optimizimi SEO: Teknikat

Faqja juaj do të “analizohet” nga Google, çka do të thotë që ju duhet të siguroheni që Google “do t’i pëlqejë” çfarë do gjejë aty.

Ja disa faktorë që duhet të mbani parasysh nëse dëshironi të optimizoni faqen tuaj web dhe të tërhiqni më shumë blerje e klientë.

Përdorimi i keywords (fjalëve kyçe)

Fokusimi te fjalët e duhura kyçe ka një impakt të lartë te rankimi i faqes suaj nga motorrët e kërkimit, kur një person kërkon për një informacion apo produkt si ai që ju ofroni.

Le të themi se ju keni një librari të fokusuar te materialet dhe librat e vjetër të autorëve shqiptarë ndër vite. Kur dikush kërkon “libra të vjetër shqip”në internet, ju duhet të shfaqeni te këto rezultate. Mënyra si mund ta bëni këtë është duke përdorur fjalët kyçe në titujt e faqeve dhe përshkrimet e tyre (150-160 karaktere).

Optimizimi SEO teknik

Ka disa faktorë që ndikojnë te “nota” që Google dhe motorrët e tjerë të kërkimit i vënë faqes suaj. Për indeksimin dhe rankimin optimal të faqes, rëndësi ka dhe optimizimi teknik. Në këtë kuadër, ka disa faktorë ndikues:

  • Shpejtësia e faqes
  • Arkitektura e faqes
  • Struktura e përdorur për URL dhe hyperlinks
  • UX (eksperienca e përdoruesit) në faqe
  • File si robots dhe sitemap, të cilat orientojnë siç duhet motorrët e kërkimit për elementët kryesorë të faqes

Kontent origjinal

Optimizimi SEO mund të jetë për t’u indeksuar në mënyrë sa më të mirë, në mënyrë që personave t’i shfaqet biznesi juaj dhe produktet tuaja kur kërkojnë për to. Por në fund të fundit, personat që përdorin faqen janë individë, jo motorrë kërkimi. Ndaj duhet të siguroheni të ofroni kontent me anë të guidave, blogut e artikujve ndihmues. Këta të fundit duhet të jenë interesantë dhe ndihmues për individët.

Mos dupliko kontentin

Sigurohuni që kontenti i përdorur nuk është i përsëritur apo i kopjuar nga një faqe tjetër. Kjo siguron që nuk do penalizoheni nga motorrët e kërkimit.

Nëse thjesht përdorni një artikull të publikuar më parë në një faqe tjetër, pa ndryshuar apo rifreskuar aspekte të rëndësishme të tij, kjo do bëjë që faqja juaj të penalizohet dhe mos të paraqitet në krye apo në faqen e parë.

Backlinks

Një nga teknikat më të përdorura janë backlinks. Motorrët e kërkimit i japin avantazh faqeve që kanë autoritet, aspekt ky i cili është lehtësisht i matshëm nga numri i linkimeve që faqja merr nga faqe të tjera.

Mënyra për të marrë backlinks

  • Duke u linkuar nga faqe të tjera, sa më me autoritet të lartë të jenë faqet, aq më efektivë do jenë backlinks. Një domain me autoritet të lartë është direktoria më e madhe e bizneseve në Shqipëri, Yellow Pages Albania. Duke listuar biznesin tuaj aty, ju do të optimizoni faqen për motorrët e kërkimit, duke marrë backlinks nga një faqe me autoritet të lartë sipas Google.
  • Sa më popullore dhe e pëlqyer të jetë faqja juaj, aq më optimalisht renditet ajo.
  • Sa më shumë vlerë dhe informacione me interes për audiencën të ofroni, aq më tepër personat apo portalet do shpërndajnë kontentin tuaj në faqet e tyre.

Këto janë disa nga teknikat dhe funksionalitetet që duhet të keni parasysh nëse dëshironi të shtoni numrin e vizitorëve, klientëve dhe lexuesve. Ekspertët tanë të SEO mund t’ju asistojnë për të krijuar një strategji solide të optimizimit për motorrët e kërkimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *