
Situata e krijuar nga Koronavirus, frika e karantinimit të dytë të plotë, kufizimi i orareve dhe çdo limitim tjetër ka sjellë shumë individë e biznese në një situate të vështirë e stresante. Por kjo kohë ofron një mundësi unike, atë të qëndrimit pranë klientëve tuaj në mënyra të reja dhe kreative.
Bizneset, ekonomia, por edhe individi janë prekur masivisht nga Koronavirus. Shumë biznese nuk janë të sigurtë si duhet të procedojnë me strategjinë e marketingut dhe rritjes në këto kohë.
Ka mënyra për të investuar te biznesi dhe për të qëndruar pranë klientelës suaj, pa u treguar të pandjeshëm rreth situatës.
Duke ofruar një eksperiencë sa më pozitive online, mundësitë dhe klientët tuaj do shtohen çdo ditë.
Por si mund të zhvillosh biznesin online në këto ditë?
Le të shohim 4 mënyrat kyçe me anë të së cilave bizneset mund të kryejnë shitje edhe nëse vendoset sërish lockdown (karantinë e plotë e bizneseve dhe kufizim i daljes).
Web e-commerce – e ardhmja e blerjeve
Çfarë do të nënkuptonte për ty nëse do mund të merrje dyqanin tënd dhe të shfaqje çdo produkt të mundshëm online, në një mënyrë të thjeshtë për t’u aksesuar dhe blerë?
Ne mund ta bëjmë këtë realitet, madje e sugjerojmë si sekretin më të rëndësishëm të suksesit në këtë realitet të pasigurtë të shkaktuar nga pandemia.
Mund të krijojmë një faqe ecommerce (blerjesh online) për biznesin tuaj, ku mund të shfaqni çdo produkt të ndarë sipas kategorive që ju interesojnë.
Në rastin e mëposhtëm të faqes e-commerce të BabyBoom që iMedia ka krijuar, çdo klient mund të shohë 425 produkte për fëmijë nga rehatia e shtëpisë.
Të gjitha produktet janë të ndara sipas gjinive, masave, moshës, ngjyrave, madje klientët mund t’i shohin të gjitha të renditura në mënyrën që duan- produktet e reja, produktet që kushtojnë më pak, etj.
Media Sociale- investo te marrëdhëniet
Një prezencë e fortë në internet është kyç në ditët e sotme, por më shumë se kurrë tani gjatë pandemisë.
Kompania apo nisma juaj duhet të jetë lehtësisht e gjendshme në internet. Krijoni dhe mirëmbani profile në rrjetet më të rëndësishme: Facebook, Instagram, LinkedIn. Numri i ndjekësve do të rritet nëse tregoheni konsistentë dhe ofroni vlerë për ndjekësit. Një vlerësim dhe matje e këtyre kanaleve siguron që jeni në rrugën e duhur për prezencën e markës tuaj në internet.
Ja Cilët Janë 3 Aspektet Kryesore të Marketingut për Kompanitë e Suksesshme
Tani është koha më e mirë për të investuar te marrëdhëniet online. Çdo ditë miliona persona aksesojnë rrjetet e tyre sociale e nëse ju nuk i përdorni siç duhet këto kanale, biznesi dhe fitimet tuaja do të vuajnë.
Shpërndarje derë më derë – një element kyç ndihmues
Të gjitha fletëpalosjet tuaja mund të shpërndahen në zonat që ju dëshironi në kohë rekord nga flota e iMedia. Ne kemi mbi 20 vite që e bëjmë këtë dhe vërtet besojmë që e kemi mjeshtëruar procesin e shpërndarjes derë më derë.
Me dëshirën për të ofruar gjithmonë risi dhe suport për bizneset, çdo fletëpalosje mund të ketë një barkod. Një barkod është lehtësisht i aksesueshëm nga çdo celular smart phone, e dërgon direkt në faqen tuaj duke shfaqur çfarëdo që ju të dëshironi.
Lidhni barkodin e fletëpalosjeve të shpërndara me website tuaja e-commerce dhe maksimizoni shitjet, duke ofruar komfortin dhe sigurinë maksimale.
Fushatat me Email – komforti dhe siguria mbi të gjitha
Emaili qëndron ende ndër nga metodat më të pëlqyera për rritjen e shitjeve dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët. Ka shumë arsye pse email marketing dhe fushatat email (email campaigns) funksionojnë kaq mirë. Ne kemi shkruar më parë rreth 5 Arsyeve Pse të Gjithë Bizneset e Suksesshme Përdorin Email Marketing.
Mesatarisht, iMedia realizon rreth 7 email campaigns në muaj për klientë të industrive të ndryshme, si financiare, shitje, farmaceutikë, edukim, argëtim, etj. Cilido qoftë lloji i biznesit tuaj, email është një metodë shumë e mirë shitjesh.
Në fund të email tuaj, ju mund të drejtoni audiencën te website juaj e-commerce.
Komforti duhet të jetë kyç në këtë periudhë dhe duhet të përpiqeni maksimalisht ta ofroni atë. Klientët tuaj duhet të jenë të aftë të blejnë nga ju pa qenë nevoja të dalin shpesh apo të kontaktojnë shumë persona.
Do të dish më shumë rreth ndonjërës prej këtyre taktikave dhe si mund të aplikohen për biznesin tënd? Na kontakto!
ABOUT THE AUTHOR
Delfina është shkrimtarja e iMedia. Lexoni artikullin e rradhës të mërkurën tjetër.