iMedia
iMedia
  • 09/09/2020
  • author
  • 0

Autori Peter Drucker, ekspert i teorive të menaxhimit ka thënë:

“Nuk ka gjë më të padobishme sesa të bësh në mënyrë tejet efiçente diçka që nuk duhej të bëhej fare.”

Fatkeqësisht një pjesë e madhe e punës që kompanitë dhe agjencitë e reja bëjnë për optimizimin e brand-it është e tillë.

Marka dhe brand është një logo, një shkrim apo është më e gjerë se kaq?

“Brand” për një biznes është si emri për një person dhe identiteti i markës është pikërisht si identiteti i një individi.

Prandaj i kushtohet tepër kohë dhe rëndësi “brand” dhe markës. Pasi marka nuk e bën biznesin apo emri nuk e bën personin, por ama e prezanton atë.

“Brand optimization” = Kombinimi i elementëve vizualë dhe verbalë që krijojnë imazhin e një marke = Imazh sa më i qartë në mendjen e klientit.

Shpjegimi më i shkurtër për konceptin e optimizimit të brand-it? Reputacioni.

Tanimë, me procesin e dixhitalizimit, përdorimin e marketingut online, përhapjen e rrjeteve sociale dhe nivelin e përgjithshëm të përfshirjes së teknologjisë në jetët e secilit prej nesh, ky shpjegim nuk mund të konsiderohet i plotë.

Një përqindje e konsiderueshme e klientëve kërkojnë online rreth një produkti para se të blejnë. Kjo është një prej arsyeve pse keni hasur shpesh artikuj rreth rëndësisë së testimonials (dëshmive) e reviews (vlerësimeve).

Investimi te rritja e ndërgjegjësimit për markën garanton që klientët tuaj potencialë do të dinë për ju.

Nëse:

  • Kërkojnë online dhe nuk shfaqeni në faqen e parë = Brand Optimization
  • Kërkojnë online dhe shfaqet një konkurent = Brand Optimization
  • I duhet X produkt dhe menjëherë njerëzve i shkon mendjatek ju = Brand Optimization
  • Keni një brand aq të fuqishëm sa klientët tuaj janë edhe fansa të zjarrtë që ju mbrojnë, përmendin e promovojnë = Brand Optimization
 pasurit një “brand” të fuqishëm, një kompani që klientët e njohin e zgjedhin nuk kërkon Senior Designer me 20+ vite eksperiencë.

Nuk duhen investime kolosale apo një numër treshifror i të punësuarve në departamentin e marketingut. Ndihmojnë, sigurisht, por thellimi i njohurive dhe vizioni i qartë shpesh janë mjaftueshëm.

Animalz.co është një nga kompanitë më të mira në botë për marketingun e kontentit. Ata kanë ndihmuar biznese si Google, Amazon, Intercom të arrijnë rekorde të reja përsa i përket brand.

Teksa po bëja kërkime për këtë artikull, hasa në podcast-in e tyre episodin “How to Position Your Brand so it Better Connects and Converts” (“Si të poziciononi brand tuaj në mënyrë që të mbahet mend dhe të konvertojë vizitorët në blerës”). Episodi ishte një bisedë konstruktive mes 2 ekspertëve të marketingut të rangut botëror. Tepër interesante dhe që duhej dëgjuar me kujdes. Diçka që më tërhoqi vëmendjen ishte ndjenja e shfaqur për Mailchimp nga CEO e Animalz.

Mailchimp është një software për dërgimin dhe automatizimin e fushtatave email.

Pa u sponsorizuar dhe pa pasur bashkëpunim me ta, CEO e Animalz u shpreh se e donte brand-in e Mailchimp kaq shumë sa e sugjeronte kudo, kurdo, kujtdo që i duhej një shërbim i ngjashëm me tyrin. E përdorur nga mijëra kompani e individë në mbarë botën, Mailchimp ka kthyer përdoruesit në përkrahës të flaktë, madje edhe CEO e një prej kompanive më “cool” të momentit.

Ata janë në një tjetër nivel të optimizimit të brand-it!

Optimizimi i faqes web

Për të evituar gabimin e përmendur në fillim nga eksperti Peter Drucker e për të arritur besnikëri të nivelit Mailchimp, disa nga mënyrat si mund të investoni te brand-i juaj dhe kompania me anë të brand optimization janë:

  1. Brand-imi i kompanisë
  2. User Experience (UX) pozitive
  3. Krijimi dhe kurimi i prezencës online
  4. Optimizimi për motorrët e kërkimit
  5. Marketingu i kontentit
  6. Ndërveprimet në rrjetet sociale

Brand optimization është një strategji për të arritur një objektiv – një brand më i dashur, më shumë klientë, më shumë persona që ju njohin e ju zgjedhin. Të pasurit një brand të fuqishëm është efekt i veprimeve të duhura.

PËR BIZNESET E REJA

Optimizimi i brand-it mund të diferencojë një biznes të dështuar nga një të suksesshëm.

PËR BIZNESET E POZICIONUARA AKTUALISHT NË TREG 

Optimizimi i brand-it mund të bëjë ndryshim të vogël, por të mjaftueshëm për t’ju diferencuar nga konkurenca, për të arritur nga mirë në shkëlqyeshëm.

Kush nuk do e dëshironte këtë?!


ABOUT THE AUTHOR

Delfina Hoxha

Delfina është shkrimtarja e iMedia. Lexoni artikullin e rradhës të mërkurën tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *