MËNYRA MË E MIRË PËR TË SHITUR DIÇKA – MOS SHISNI GJË. FITONI VËMENDJEN, RESPEKTIN DHE BESIMIN E ATYRE QË DUAN TË BLEJNË. – RAND FISHKIN, Sipërmarrës, CEO i SEOMOZ dhe SparkToro
Kjo shprehje tregon vetëm një pjesë të medaljes të ndryshimeve mes marketingut tradicional dhe atij modern, dixhital.
Ku ndryshon marketingu tradicional nga ai dixhital?
Kur njohim diferencat e marketingut dixhital dhe atij tradicional, kjo na ndihmon të marrim vendime më të sakta bazuar në analiza të thelluara dhe specifikuara të biznesit. Disa lloje biznesesh mund të përfitojnë më shumë nga një qasje moderne. Disa të tjera mund të shohin rritje interesi dhe klientësh nga marketingu i konsideruar tradicional.
Duke ditur ndryshimet dhe përdorimet e dy llojeve të ndryshme të marketingut, mund të jeni shumë efektivë dhe të arrini rezultate shumë të mira për kompaninë tuaj.
Por më parë, le të shpjegojmë në çfarë konsiston secili.
Marketingu tradicional
Nëse do pyesnim dikë “Kur mendon se ka filluar marketingu?”, besojmë se përgjigjia do ishte “Rreth viteve 1970.” Epo, jo tamam.
Në fakt, historia nis me Johannes Gutenberg rreth viteve 1450. Gutenberg ishte një shpikës gjerman, e pikërisht ai që prezantoi Europën me printimin. Në 1450, ai shpiku “tastet e lëvizshme”, pra mundësinë e vendosjes së shkronjave të makinës së shkrimit sipas vendosjes së dëshiruar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që printimi në masë u bë i mundur, çka solli gjithashtu edhe printimin e reklamave. Ky konsiderohet fillimi i marketingut tradicional.
Më pas kjo shpikje u vijua me krijimin revistave, posterave dhe “billboards”.
Sigurisht, prej 1450 shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kanë evoluar, jo vetëm në marketing, por edhe në teknologji, shëndetësi, e në mënyrën si vishemi, perceptojmë e jetojmë.
Ndoshta e kemi gabim, por nuk para hasim më persona të veshur në këtë mënyrë.
Disa besojnë se shenjat e para të marketingut mund të jenë shfaqur që në kohët e lashta, ku mjeshtëroheshin aftësitë komunikuese e bindëse për shitjen e të mirave të ndryshme materiale.
Tani në 2020 marketingu tradicional konsiston në:
- Marketing me telefon (p.sh. me telefonata shpjeguese rreth një produkti apo mesazhe promocionale rreth një zbritjeje).
- Reklama në TV apo në radio (p.sh. reklama ose sponsorizime emisionesh).
- Shpërndarja e fletëpalosjeve promocionale apo broshurave.
- Reklama në gazeta apo revista.
Pra marketingu tradicional nënkupton përdorimin e strategjive “offline” për rritjen e shitjeve.
Le të themi se audienca juaj e synuar nuk e përdor teknologjinë apo opsionet e saj të avancuara. Në këtë rast, me anë të një analize të klientelës do të zbulonit se mënyra më efektive për të arritur këto klientë potencialë është me anë të broshurave apo reklamave në TV.
Në varësi të produktit, klientelës dhe qëllimeve të biznesit, marketingu tradicional mund të jetë opsioni më i mirë dhe fitimprurës.
Marketingu dixhital
Imazhi i veshjeve antike të mësipërme lidhet më lehtësisht me vitin 1450 sesa marketingu, e njëjtë, fotoja e mëposhtme e themeluesit të Favebook lidhet më shumë me idenë e shumicës së personave për marketingun dixhital.
Nëse do pyesnim dikë rreth marketingut dixhital, me siguri do mendonte se nënkupton dhe fillon e mbaron te një postim në Facebook me nënshkrimin “Sponsored”.
Ajo që mund t’ju surprizojë është fakti se marketingu dixhital mund të bëhet online dhe offline.
Pavarësisht se përkufizimi i marketingut dixhital është “çdo formë marketingu që përfshin pajisjet elektronike”, sërish perceptimi përgjithshëm mbetet jo i plotë.
Reklamat në TV mund të konsiderohen pjesë e marketingut dixhital pasi përfshihen pajisjet elektronike, apo jo?
Një pjesë e madhe i mbetet kuptimit dhe preferencave të marketierëve e audiencave. Kjo pasi disa konsiderojnë marketing dixhital vetëm komunikimet kur klienti potencial është “online”, si në rastin e rrjeteve sociale apo fushatave email.
Ndërsa “billboards” elektronikë edhe pse nuk e kërkojnë këtë përfshirje e të qënit “online”, konsiderohen njëjtë pjesë e marketingut tradicional.
U bë konfuzuese? Ke të drejtë, por për të treguar ndryshimet duhet të japim një panoramë të qartë të të gjitha diskutimeve dhe “pikëpyetjeve” të ngritura.
Ja diçka për të cilën marketierët nuk kanë asnjë kundërshtim.
Marketingu dixhital përfshin:
- Marketingun e kontentit
- Optimizimin për motorët e kërkimit
- Reklamat pay-per-click (PPC)
- Marketing në rrjete sociale
- Fushatat email (Email campaigns)
Shpesh, asociojmë marketingun dixhital dhe diçka moderne me shpenzime më të larta. Epo, pikërisht prej targetizimit dhe sofistikimit të teknologjive të përdorura, marketingu dixhital ofron reduktimin e kostove dhe maksimizimin e reach (arritjen e klientëve potencialë).
Shprehja e Rand Fishkin përmendur në fillim rreth mënyrës më të mirë për të shitur tregon ndryshimin që ka ndodhur në marketing. Shumica e përpjekjeve tanimë po bëhen për fitimin e vëmendjes.Si dhe besimit të klientëve potenicalë, ndryshe nga një qasje shitje tradicionale, më agresive dhe “hard sell”.
“Kleçka” e marketingut dixhital
Epo nëse është kaq “cool”, ku qëndron kleçka? Asnjë, përveç faktit se mund t’ju duhet të punësoni profesionistë të cilët qëndrojnë të update-uar me trendet e fundit të marketingut dixhital. Si dhe njohin praktikat më të mira të angazhimit të audiencës dhe targetizimit të fushatave. Në mënyrë që asnjë $ të mos shkojë dëm, dhe dinë në pëllëmbën e dorës historikun e marketingut. Në botën dixhitale, e vetmja gjë konstante është ndryshimi.
Epo, kjo nuk vlen vetëm në botën dixhitale, por dhe në atë reale. Ama online një gabim kushton më shumë! Përdorimi i një toni të caktuar në postime, një review negative apo përfshirja në një trend viral “pas pilafit”, mund t’ju distancojë nga klientët dhe t’i krijojë atyre një përshtypje të keqe për markën tuaj.
Shpresojmë t’ju ketë ndihmuar sadopak ky artikull për të diferencuar marketingun dixhital dhe tradicional e përdorimet e secilit. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, na kontaktoni për një vlerësim profesional të marketingut tuaj.
ABOUT THE AUTHOR
Delfina është shkrimtarja e iMedia. Lexoni artikullin e rradhës të mërkurën tjetër.