iMedia
digital home
  • 14/10/2020
  • author
  • 0

Në një botë gjithmonë e më high-tech, që po i jep gjithmonë e më shumë prioritet dixhitalizimit, një nga investimet më të mira që një biznes mund të bëjë është te ndërtimi i një “shtëpie dixhitale” sa më të bukur, të ngrohtë e tërheqëse.

Shtëpia juaj dixhitale është faqja juaj web, jo më kot faqja kryesore quhet “Homepage”.
Le të krahasojmë pak.

Website është prezantimi juaj te klientët, ai përfaqëson profesionalizmin tuaj dhe sa të përshtatshëm jeni si zgjedhje e mundshme për klientin ose vizitorin në faqe.
Nëse i referohemi krahasimit të shtëpisë, a do ishte pamja ndryshimi i vetëm mes një website të mirë, tërheqës, që gjeneron shitje dhe krijon klientë të rinj, dhe një website të keq? Në fakt jo, ka shumë faktorë që ndikojnë dhe janë elementë kyç të një faqeje web, kombinimi i gabuar i të cilëve mund të dëmtojë figurën tuaj dhe mendimin që klientët potencialë kanë. Unë bashkëpunova me skuadrën e programuesve për të krijuar një listë me elementët më të rëndësishëm të një faqeje web.
Elementi 1

Vizualisht tërheqëse

Siç krahasuam më sipër, çdo gjë fillon me përshtypjen e parë, e cila i takon faqes kryesore (ose faqes specifike “landing page” ku keni drejtuar vizitorët gjatë një fushate). Një website i këndshëm nga ana vizuale dhe grafike ndihmon në rritjen e shanseve që vizitori të qëndrojë në faqe dhe të bëhet kurioz përsa i përket përmbajtjes.
Elementi 2

Thjeshtësi navigimi

Në një website të mirë, nuk të duhet të shpenzosh minuta duke pyetur veten ku gjendet X produkt apo Y informacion. Një website i mirë është lehtësisht i navigueshëm, me një menu të dukshme dhe të qartë, me një footer apo seksione të ndara qartazi. Nëse do vazhdonim krahasimet me shtëpinë kjo do ishte arkitektura e shtëpisë.
Shumë e rëndësishme: Faqja juaj web duhet të ofrojë një mënyrë kontaktimi të qartë, të dukshme dhe të thjeshtë. Mund të përfshini dhe një formë kontakti (“contact form”), ku klientët të vendosin detajet e tyre dhe ju t’i kontaktoni më vonë. Gjithashtu, menu-ja ose footer duhet të jetë integruar me rrjete sociale.
Elementi 3

Kontent cilësor

Sado i bukur të jetë një website, është e vështirë të konvertojë vizitorët në klientë nëse përmbajtja nuk është cilësore dhe interesante. P.sh. faqja “Rreth nesh” duhet të jetë formuluar qartë dhe të tërheqë vizitorët të duan të mësojnë më shumë rreth shërbimeve që ju ofroni. Faqja juaj web duhet të nxjerrë në pah brand-in tuaj. Gjithashtu, imazhet e përdorura duhet të jenë të një cilësie të lartë.
Elementi 4

Friendly (“miqësore”)

Çfarë, një faqe miqësore?! Edhe pse një faqe mund të jetë miqësore në kuptimin e parë të fjalës, duke përfshirë opsionin e një “chat” për vizitorët që kanë pyetje, ky funksion është opsional dhe në disa tipologji biznesesh i panevojshëm. Ama një element kyç i cili nuk mund të lihet mënjanë kurrsesi është sa “user friendly” (“miqësore në përdorim për vizitorët”) website juaj. Një website “user friendly” është intuitiv në përdorim, si në rastet kur faqja hapet në kompjuter, si në celular apo tabletë. Kohët e fundit, motorrët e kërkimit kanë filluar të favorizojnë versionet mobile të faqeve, duke marrë parasysh që në 2020 shumica e përdoruesve aksesojnë website në celularët e tyre.
Elementi 5

Siguri

Në vazhdën e të qenit “user friendly”, duhet të përfshijmë patjetër 2 faktorët që e bëjnë një faqe web të mirë- sigurinë dhe shpejtësinë. Faqja duhet të ketë të gjitha çertifikimet e nevojshme dhe të jetë e konfiguruar për siguri të plotë të informacioneve të klientëve. Disa faqe që nuk kanë çertifikatat e nevojshme ndodh që nuk i hapen fare vizitorëve.
Elementi 6

Shpejtësi 

Shpejtësia është gjithashtu e rëndësishme. A nuk ju është dashur të hapni ndonjë faqe dhe ka vonuar aq shumë të hapet sa thjesht e keni lënë fare?
Ndodh shpesh dhe duhet të siguroheni që asnjë nga vizitorët e faqes mos të ketë këtë eksperiencë. Mund të shihni dhe kohën që i duhet faqes për t’u ngarkuar dhe të optimizioni sipas nevojës.
Elementi 7

Blog

Duke përfshirë artikuj informues ose duke treguar më shumë rreth kompanisë suaj, blog mund të jetë një armë e fuqishme në tërheqjen dhe besnikërimin e klientëve. P.sh. nëse ju keni një dyqan lulesh dhe shkruani në blog rreth këshillave për lule të bukura që jetojnë gjatë, bazuar në ekspertizën tuaj, klientët do dinë me siguri kujt t’i drejtohen kur të kenë nevojë për një buqetë apo për një orkide të re.
Një tjetër element që mund të përfshini në faqe ose në blog janë dëshmitë e klientëve (“Client testimonials”). Keni ndihmuar një klient me produktin apo shërbimin që i duhej? Nëse ato ju kanë shprehur sa të kënaqur kanë mbetur, mund ta ktheni këtë në një “testimonial” ose ta përfshini në një artikull, për të rritur besimin te brand dhe “reputacionin” tuaj social.
Nëse dëshironi të krijoni një website për biznesin tuaj ose nëse dëshironi një konsultë falas për optimizimin e faqes suaj web, na kontaktoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *